Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, në një intervistë për “Zërin” ka thënë që së bashku me LVV kanë marrë inciativën që të pengojnë keqqeversisjen nga qeveria PAN, shkruan sot gazeta Zëri.
Rugova: Qe një vit e gjysmë në Kuvendin e Kosovës ne si parti më e madhe opozitare bashkë me LVV-në kemi marrë iniciativa që ta pengojmë keqqeverisjen e vendimet e dëmshme në kurriz të vendit nga Qeveria e PAN-it. Me iniciativën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, janë bërë edhe takime në nivel të kryetarëve të partisë me LVV-në, janë analizuar dhe janë marrë hapat konkretë për një bashkëpunim të mundshëm. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur në mënyrë unanime për një “Jo” të madhe ndaj koalicionit me PDK-në, para dhe pas zgjedhjeve. Në anën tjetër, është një mendim i përgjithshëm që opozita aktuale e vendit duhet të udhëheqë me Kosovën dhe konsideroj se disa dallime programore e konceptuale me LVV-në janë të kalueshme. Qëndrimet tona janë përafruar dukshëm dhe unë besoj se një bashkëpunim i tillë i afërt qoftë para, qoftë paselektoral me Lëvizjen Vetëvendosje e rikthen shpresën dhe besimin qytetar në politikëbërje e institucione. Unë shoh kah fundi i nëntorit një qeveri të re, të shpresës LDK – LVV, të udhëhequr nga Vjosa Osmani.
* E kemi parë që është duke u zhvilluar një luftë e brendshme mes LDK-së dhe LVV-së lidhur me postin e kryeministrit. Kreu i LVV-së, z. Kurti, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit për këtë pozitë deklaroi se ai asnjëherë nuk ka thënë se patjetër duhet të jetë kandidat për kryeministër. Si e keni parë këtë dhe a keni biseduar me LVV-në për këtë pozitë?
Rugova: Sigurisht që menjëherë pas nominimit zyrtar nga Kryesia lidhur me kandidaturën e Vjosa Osmanit kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetari Lutfi Haziri e kanë pasur një takim zyrtar me kryetarin e LVV-së dhe me dy nënkryetarët e saj, një takim i frytshëm. Tani edhe z. Kurti, edhe LVV-ja e kanë të qartë se nuk ka kandidat më kompetent, më të përgjegjshëm dhe që e do këtë vend sikur Vjosa Osmani. Prandaj unë besoj fuqishëm që edhe z. Kurti tashmë ka filluar të reflektojë, do ta pranojë një kandidaturë, e cila i bën nder edhe LDK-së, edhe LVV-së, por edhe Kosovës dhe institucioneve të saj e unë pres lajme të mira nga një bashkëpunim ende më i ngushtë mes LDK-së dhe LVV-së, e cila është shpresa e fundit si simbiozë politike që të mos e kapë shtetin, ta ndalë një qeverisje të keqe, e cila e ka rrëzuar përtokë imazhin e vendit, t’i ndalë vendimet joligjore të vendit etj.
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...