Naser Rugova, deputet nga radhët e LDK-së,ka theksuar se partia e tij në asnjë formë nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë dhe se asnjë marrëveshje me Serbinë nuk do të mundë të kalojë në Kuvend pa votat e dy partive opozitare, të LDK-së dhe të LVV-së.
“Lojërat e koalicionit qeverisës të cilët po tentojnë të qëndrojnë në pushtet, duke tentuar që ta vënë LDK-në dhe LVV-në para aktit të kryer, nuk do t’u funksionin, sepse asnjë vendim në Kuvendin e Republikës së Kosovës për çështje të tilla kaq të rëndësishme për vendin nuk merret pa 2/3-at e votave në Kuvend. LDK-ja dhe LVV i kanë 44 vota dhe nëse të gjithë deputetët e të tjerët do të votonin një rezolutë, pa LDK-në dhe pa komplet opozitën, asnjë marrëveshje nuk do të mund të ratifikohet”, ka thënë Rugova për “Zëri”.
Deputeti i LDK-së thirrjet e koalicionit qeverisës për unitet për dialogun i ka quajtur joserioze dhe jo të logjikshme.
“Kjo qasje e partnerëve të koalicionit është e vonuar dhe jo e drejtë, sepse për gjëra të tilla që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit hapat e koalicionit qeverisës janë joseriozë, nuk kanë platformë dhe nuk kanë dokument bazë e as orientime strategjike për këtë përfshije të gjerë. Prandaj është jo e logjikshme që një parti historike që është ideatore e themelimit të shtetit të Kosovës dhe është partia e parë në vend, LDK-ja, t’i shkojë mbrapa një koordinatori ose dy të atij ekipi, që janë nga partia e katërt dhe partia e gjashtë”, ka theksuar Rugova.
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...