Rugova: Jemi në rrugë të duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë

07:19 | 31 Gusht 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se Kuvendi duhet ta thotë fjalën e fundit rreth idesë për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar për “Epoka e re” se deputetët më 4 shtator duhet ta miratojnë rezolutën për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Rugova ka theksuar se Kuvendi duhet ta parandalojë çfarëdo iniciative që rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit.

Ai ka shprehur optimizëm se rezoluta për këtë çështje do të mbështetet nga të gjitha partitë, edhe nga ato të pushtetit.

Rugova po ashtu ka paralajmëruar se opozita është në rrugën e duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme