Naser Rugova, deputet i LDK-së, ka thënë se duhen reforma në dy shtylla kryesore në vend në mënyrë që të ndalet trendi i ikjes së qytetarëve.
Në Express Intervistën në KTV, Rugova ka thënë se është tejet shqetësues largimi i të rinjve kosovarë dhe se përgjegjësinë për këtë e ka i gjithë spektri politik në vend.
Sipas tij, duhet reforma në arsim dhe shëndetësi si mënyrë për të kthyer sigurinë te qytetarët se në Kosovë mund të bëhet jetë e mirë.
“Duhet t’i përgjigjemi me konsensus. Me hapa konkret në dy shtylla. Në arsim, që është baza e ku s’po shoh gatishmëri për reforma në sistemin parauniversitar dhe atij universitar, i cili prodhon kuadro për punë. Kemi më shumë universitete publike sesa shkolla profesionale. Në vendet me demokraci të zhvilluar, vetëm 25 apo 30 për qind e të rinjve vazhdojnë në universitet. Ato janë të profesionalizuara dhe është ofertë ndaj kërkesës së punës. Në Kosovë s’po shoh tendencë për t’i profilizuar universitetet publike”, ka thënë ai.
Për shëndetësinë, Rugova ka thënë se pasiguria vjen si pasojë e mungesës së mjeteve elementare nëpër klinika.
“Paramendojeni se si ndihet prindi kur me fëmijët shkon dhe i thonë duhet të blihen dorëza. Kjo sjell pasiguri dhe dy prindërit duan të kenë një të ardhme ku e kanë të sigurt kujdesin shëndetësor”, ka shtuar ai.
Sipas tij, ikjet duhet të jenë tejet shqetësuese për institucionet e vendit dhe sidomos fakti që Kosova po e humb rininë.
“Është depresion kolektiv. Demoralizim ekonomik e socio kulturor. Është një humbje shprese e në veçanti në dy vjetët e fundit ku qeverisja aktuale me vendime paradoksale, me mungesë të respektimit të rendit dhe ligjit, nepotizëm të skajshëm, politizim të gjithçkaje që duhet ruajtur, ka filluar dita ditës të vrasë shpresën në veçanti te të rinjtë që mendojnë se në Kosovë s’mund të jetohet mirë”, ka thënë ai, teksa për ikjet ilegale në periudhën kur me vendin qeveriste LDK-ja ka shtuar se duhet studiuar atë trend shqetësues.
Ai ka thënë se Kosovës i është rrëzuar imazhi për toke për dy vjet qeverisje të Qeverisë Haradinaj. Rugova ka thënë se nepotizmi i shfaqur në muajt e fundit ka sjellë mesazh depresiv te rinia e vendit. Sipas tij, nëse kriter i fundit ka qenë sundimi i rendit dhe ligjit dhe luftimi i nepotizmit, “me këtë logjikë së qeverisë aktuale edhe dhjetë vjet mund të mos kemi liberalizim”.
E ka quajtur shkelje të të drejtave vonesën e liberalizimit të vizave, sidomos pasi Kosova ka plotësuar kriteret.
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...