Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka komentuar ‘Rrugën e Re”, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Kjo rruga a shpie te qeveria në hije e PDK? Se ka humbur prej vjet në pranverë kur u formua”, shkroi ajo në Facebook.
Ndryshe dje kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se program politik i partisë të cilën e drejton “Rruga e re” tani po merr formë.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se gjatë këtyre dy ditëve është punuar në finalizimin e këtij plani, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë dy ditëve të fundit qëndruam bashkë me bartësit e ekipeve programore për të finalizuar rrugëtimin e ri që i duhet vendit tonë. ‘Rruga e re’ shtron hapur vizionin tonë për shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngufatur vendin tonë tash e sa kohë; projekton rikthimin në fundamentet shtetare të Republikës – ato të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit.”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, ky program ka rreth 30 kapituj të cilët, siç u shpreh ai, do të ofrojë alternativa për zhvillim në çdo sektor.
“Mbi të gjitha, ky program me mbi 30 kapituj, do të ofrojë alternativat tona për zhvillim në çdo sektor. Si program zhvillimor, puro zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim. Për këtë jemi entuziastë të gjithë.”, tha ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Abdixhiku: “Rruga e re” do të ofrojë alternativa për zhvillim në çdo sektor
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...