Kryetari i vetëm që garon si kandidat i pavarur në një komunë, Rufki Suma ka vendosur t’i hyjë garës edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit për kryetar të Hanit të Elezit.
Suma në një prononcim për lajmi.net ka thënë se Vetëvendosja dhe AAK-ja do ta mbështesin kandidaturën e tij, edhe pse nuk kanë ndonjë marrëveshje të shkruar.
“Nuk kemi ndonjë marrëveshje të shkruar me ta, por Vetëvendosja dhe Aleanca janë deklaruar që do të mbështesin kandidaturën time. Edhe pse ne nuk bëjmë marrëveshje kështu parazgjedhore por kam pasur përkrahje rregullisht”, ka thënë ai.
Kryetari aktual i Hanit të Elezit ka thënë se vendimi për të rikandiduar për këtë post nuk ka qenë i lehtë, por që ka ardhur nga kërkesat e qytetarëve.
“Gjithmonë jam bazuar në kërkesat e qytetarëve, e kjo ka qenë kërkesë e qytetarëve dhe jo e imja. Unë gjithmonë kam punuar në interes qytetarëve në shërbim të qyterarëve dhe e kam pranuar këtë kërkesë”, tha Suma
“Në njëfarë mënyre kam vendsour të sakrifikojë si individ dhe familjen për shkak se për mua nuk është lehtë, sepse duhet të merretm me punët e komunës. Ka qenë si moto se do të jem në shërbim të popullit dhe mendoj që sa të kem mundësi ta jap kontributin do ta bëj”, përfundoi kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Nëse Suma siguron votat e mjaftueshme nga qytetarët, do të jetë mandati i tretë në krye të Hanit të Elezit
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?