Gjendja me pandeminë në komunën e Podujevës është shqetësuese por nën kontroll. Kështu thotë ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari.
“Fatkeqësisht këto ditë kemi pasur rritje të numrit të rasteve, brenda dy jave kemi dhjetëfishim të të infektuarve po ashtu kemi edhe raste të vdekjes. Në një familje patëm dy vdekje brenda pak ditëve. Deri më tani në Podujevë kanë vdekur 30 persona. 343 raste janë aktive me koronavirus në tërë komunën. 767 persona janë shëruar”, tha Rudari për RTV Dukagjini.
“Gjendja paraqitet shqetësuese por deri më tani e kemi gjendjen nën kontroll”, tha ai.
Rudari foli edhe për rastin kur një 41 vjeçar nga kjo komunë humbi jetën nga koronavirusi.
“Ishte ky rasti që na ka prekur të gjithë neve, sepse është rasti i dytë në një familje. Brenda tre ditëve kjo familje e respektuar ka humbur dy anëtarë të familjes”, tha Rudari.
Megjithatë ai thotë se nuk do të duhej që masat të ashpërsoheshin akoma.
Sipas tij do të duhej që disa masa të lehtësohen pasi bizneset po përballen me probleme.
“Masat nuk do të duhej të ashpërsoheshin sepse shumë biznese e në radhë të parë gastronomia. Apeloj që masat që janë të mos ashpërsohen por të zbuten”, theksoi ai.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...