Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se banorët e fshatit të Dumnicës janë duke e respektuar maksimalisht karantinën, pas konfirmimit të një rasti me koronavirus në këtë zonë.
Veç kësaj Rudari është shprehur se komunës së Podujevës i duhet ndihmë nga Qeveria pasi resurset janë të pamjaftueshme për të përballuar këtë situatë, njofton Klan Kosova.
”Deri më tani kemi vetëm një rast nga Podujeva që dihet se ka bërë analizat dhe ka dalur pozitiv për Covid – 19”.
”Sipas informatave ai ka ardhur nga Italia para ca ditësh, ka pasur kontakte me familjarë dhe rrethin e ngushtë. Kemi marrë informatën se është qytetar nga Podujeva”.
”I gjithë fshati është në karantinë, asnjë banor as nuk hyn as nuk del nga fshati Dumnicë”.
”Deri më tani kemi informacione nga Policia që karantina është duke u respektuar. Mund ndonjë qytetar të përdor ndonjë rrugë të arave, por edhe qytetarët e fshatit Dumnicë por edhe të tjerët janë të vetëdijësuar mjaft për rrezikun nga kjo sëmundje”.
”Secili qytet që do të ballafaqohet me këtë virus, i duhet ndihma e pakursyer e Qeverisë. Kemi blerë sasi të konsiderueshme me buxhetin tonë, por megjithatë duhet të kemi edhe për stafin tjetër policinë, qendrat tregtare etj”.
”Qeveria do duhej të bënte shumë më shumë sepse për komunën kjo është e pabërballueshme”.
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...