Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka reaguar pas përleshjes që simpatizantët e partisë së tij kishin sot gjatë ditës me ata të Vetëvendosjes.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk i fajëson qytetarët, por kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosja Shpejtim Bulliqi dhe kryetarin e partisë së tij Albin Kurti të cilët, sipas tij, kanë nxitur dhe promovuar dhunë dhe vëllavrasje.
“Nuk i fajësoj qytetarët, të cilët sot reaguan në atë mënyrë duke provokuar incident dhe duke penguar aktivitetin tonë. Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës. Të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues”, ka shkruar ai.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...