Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi uroi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për rizgjedhjen e tij në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryeparlamentari vlerësoi AAK-në si një parti të lirisë së Kosovës dhe Haradinajn për kontributin dhe lidershipin e shfaqur.
“Përgëzime Haradinaj, për rizgjedhjen tuaj si kryetar i AAK-së. Kjo është një parti e lirisë së Kosovës dhe rizgjedhja juaj është një vlerësim për kontributin dhe lidershipin tuaj. Haradinaj është një luftëtar i çlirimit, kontribuues i paqes dhe bashkë-ndërtues i Kosovës demokratike”, tha Ruçi në mesazhin e tij.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvendin e tetë zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbajtur ditën e djeshme është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...