Ruçi: Kosova të punoj në zhbllokimin e vizave

10:33 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka thënë se Kosova duhet të punoj në drejtim të zhbllokimi të liberalizimit të vizave.

Këtë koment, Ruçi e bëri gjatë një konference të përbashkët për media që pati me homologun e tij nga Kosova, Kadri Veseli pas një takimi që patën në kabinetin e këtij të fundit, shkruan arbresh.info.

Ruçi ka thënë se Kosova ka mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash.

“Të mos humbasin mbështetjen  e partnerëve tanë strategjikë si SHBA dhe Bashkimi Evropian  dhe ky problem të zgjidhet sa më shpejt sepse ky do të sjell pasoja në regjimin e vizave që për fat të keq ka mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është bërë liberalizimi i vizave. Ne do të jemi gjithmonë në komunikim që këto vizita të jenë për të zgjidhur hallet, problemet që kanë qytetarët e Kosovës në raport me shtetin shqiptar dhe anasjelltas”, ka deklaruar Ruçi.

Ai ka vlerësuar lart zgjedhjet lokale në Kosovë duke thënë se në Kosovë funksionojnë institucionet dhe elektorati i Kosovës është një elektorat që di të zhvilloj zgjedhje të mira dhe demokratike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme