Bordi i RTK-së ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me publikimin e një artikulli kontrovers mbrëmë të marrë nga një medium boshnjak.
Në komunikatën për media, mediumi publik shpreh keqardhjen për publikimin e artikullit ku janë apostrofuar mediat në Kosovë në mediumin boshnjak, përcjell Arbresh.info.
“Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar me seriozitet publikimin e një artikulli kontraverz të hënën më 22 korrik 2024 në RTK, të marrë nga një medium boshnjak. Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti”, thuhet në njoftimin për media.
“Bordi shpreh keqardhje për publikimin e një artikulli ku janë apostrofuar mediat e Kosovës në mediumin boshnjak, ndonëse RTK në asnjë raportim nuk i ka përmendura ato. Kjo është theksuar nga stafi editorial gjatë takimit”, thuhet mes tjerash në njoftim
Po ashtu, u.d drejtoresha ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim si dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua