Sipas burimeve të RTK, organet shtetërore të Serbisë kanë përgatitur shkaktimin e incidenteve në Kosovë.
Serbia nëpërmjet organeve të saj ka përgatitur incidente në mesin e komunitetit serb, me qëllim të fajësimit të shqiptarëve dhe destabilizim të rajonit. E gjithë kjo pas alarmit në Serbi për shkak të votimit në Kuvend për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Shërbimet sekrete serbe, sipas RTK, kanë shtuar përpjekjet për shkaktimin e incidenteve në Kosovë, pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Këtë e vërteton edhe fakti i komunikimit të një zyrtari serb të strukturave të sigurisë me familjen e tij, ku iu ka thënë që të mos dalin në vende ku ka shumë njerëz sepse së shpejti mund të ndodh një rast i ngjashëm si ai i ‘Panda’ para disa vjetëve, ku u vranë disa të rinj serbë.
Sipas burimeve të televizionit publik, ky plan i Serbisë për destabilizimin e rajonit është dekonspiruar nga organet e sigurisë në Kosovë.
Ndryshe, Serbia ka reaguar e acaruar pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Deklaratat shkuan aq larg se kryeministrja serbe, Ana Brnabic, madje tha se Serbia mund ta bëjë gati ushtrinë për ndërhyrje në Kosovë nëse Kosova formon ushtrinë.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/2146063635451384/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...