RTK-ja është pranuar në Festivalin ndërkombëtar të Televizioneve, Radiove dhe Web-it “Prix Italia”, këtë e ka konfirmuar presidenti i Komisionit të Televizioneve, Bekim Hasani.
“Me kënaqësi po e ndajë me Ju konfirmimin se RTK-ja është anëtarësuar tashmë edhe në Festivalin ndërkombëtar “Prix Italia””, ka shkruar ai.
Asambleja e Përgjithshme e “Prix Italia” këto ditë do t’ia dërgojë RTK-së edhe vendimin zyrtar të anëtarësimit.
“Prix Italia” është një Festival prestigjioz ndërkombëtar që organizohet nga trasmetuesi publik i Italisë, RAI, që prej vitit 1948. Duke qenë tashmë anëtare e saj me të drejta të plota, RTK-ja do të mund të marrë pjesë në Festivalin e 74-të që zhvillohet nga 3-7 tetor 2022 në Bari të Italisë. RTK-ja do të mund të garojë me nga tri programe në tri kategori të ndryshme për Televizion, Radio dhe Web.
Të nominuarit nga RTK-ja do të emërohen në juritë përkatëse që do të përzgjedhin fituesit e çmimeve të Festivalit. Po ashtu, përfaqësuesit e RTK-së do të mund të marrin pjesë në forumet e diskutimeve për sfidat dhe të ardhmen e transmetuesve publik, që do të zhvillohen në kuadër të këtij Festivali. Inkurajoj gazetarët, regjisorët dhe producentët e RTK-së të angazhohen për ta përfaqësuar sa më denjësisht transmetuesin publik të Kosovës.
Si President i Unionit të Radio Televizioneve Internacionale (URTI), falënderoj kolegët nga vende të ndryshme të botës që mbështetën anëtarësimin e RTK-së në këtë Festival. Duke qenë anëtare e saj prej vitit 2010, URTI i ka mundësuar RTK-së pjesëmarrje edhe në Festivalet që i organizon vet çdo vit, por edhe në Festivalin e Filmit dhe Televizionit që organizohet në Monte Carlo./arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...