Sot gjatë ditës sindikata e pavarur e RTK-së përmes një komunikate për media ka reaguar për disa nga punësimet që kanë ndodhur kohëve të fundit në këtë televizion, shkruan arbresh.info
Në komunikatë thuhet se vetëm javën e fundit janë punësuar me dhjetëra persona në RTK madje në disa raste pa konkurs, përfshirë familjarë të stafit udhëheqës të RTK-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Sot gjatë ditës redaksia e portalit ka provuar të kontaktojë me disa drejtorë, përfshirë drejtorin e përgjithshëm të RTK-së Mentor Shala por nuk ka marrë përgjigje.
Ndërsa kryetari i bordit të RTK-së Ismet Behxheti nuk ka dashur t’i komentojë këto punësime pasi ai ndodhet në pushim.
“Unë nuk kam informacion për këtë pasi që për disa ditë jam në pushim”, tha Behxheti.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info edhe në Televizion janë punësuar disa persona, por këtë nuk e ka konfirmuar drejtori i televizionit Lorik Arifaj, ai tha se për këtë punë të kontaktohet zyra për komunikim e RTK-së.
I kontaktuar edhe zëdhënësi i RTK-së Bekim Shehu nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen se si janë bërë punësimet në RTK, ai tha se ndodhet në pushim dhe për këtë të kontaktohen drejtorët e RTK-së.
SPRTK u bën apel deputetëve të porsazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që të ngrenë zërin kundër punësimeve pa mbulesë financiare, të cilat po e çojnë RTK drejt falimentimit.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj