“Rryma elektrike fajtor për shpërthimin e rafinerisë”

16:21 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Një shpërthim ka ndodhur në një nga rezervuarët e kompanisë së derivateve ‘Al Petrol’ në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës.

Nga ky shpërthim kanë pësuar katër persona, të cilët janë lënduar nga flakët që ka përfshirë rafinërinë e naftës, shkruan Indeksonline.

E deri të shpërthimi ka ardhur për shkak të një defekti me rrymë eletrike.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, nga informacionet e para dhe në kontakt me pronarin e kompanisë, deri të shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti, apo gabimi me rrymë elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme