Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq njihej personalisht me pjesëtarët grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit.Vuçiq njihet personalisht me kokat e grupit terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë
Rrustemi postoi një video të 13 tetorit të vitit 2021 për ta argumentuar deklaratën e tij, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, në video shihen se si disa serbë ishin shkruar t’i rrefehesin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre.
Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami’’, bën të ditur ai.
“Në videon më poshtë shihni momentin pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezentohet. Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq. Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë.”, ka shkruar ai.
“‘Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.”, shtoi ai./Arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...