Rrustemi: Vendimi për rinumërim në Prishtinë dhe Prizren politik dhe absurd

12:19 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adan Rrustemi ka kundërshtuar vendimin për rinumërimin e vendvotimeve në komunat Prishtinë dhe Prizren, të marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ai ka thënë se me këtë vendim po synohet që të suspendohet vullneti i qytetarëve, gjë kjo e cila sipas tij është absurde.

“Në asnjë vendvotim në Prishtinë dhe Prizren nuk ka pas asnjë propozim nga QNR për rinumërim. Nuk ka pas asnjë vërejtje nga partitë politike dhe është absurd për rinumërimin e votave me postë dhe kusht”, ka thënë ai.

Sipas tij është absurde edhe kërkesa për rinumërim të votave me kusht.

“Po kërkohet rinumërimi i diçkaje që nuk është numëruar ende”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga QNR-ja, që të vazhdojë numërimin e votave me kusht.

“Kërkoj nga QNR që të vazhdojë numërimin e votave me kusht ashtu siç ka qenë i planifikuar. Si ka mundësi PZAP të dërgojë në rinumërim kutitë që nuk janë numëruar”, ka pohuar Rrustemi.

Ai ka kërkuar që të mos futet në rend dite diçka që është ende në shqyrtim ligjor.

“Pa vendosur Gjykata Supreme, nuk mund të merret vendimi nga KQZ-ja për vendimin e PZAP-it për rinumërim”, ka thënë Rrustemi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme