Google ADS

Rrustemi: Shpallja e rezultateve përfundimtare pa ndonjë pengesë mund të bëhet në fund të kësaj jave

21:52 | 30 Tetor 2019
L G

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Adnan Rrustemi ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), kanë përfunduar të gjitha procedurat.

Andaj sipas tij, fletëvotimet nga mërgata do të vlerësohen dhe numërohen brenda disa ditëve, dhe kështu shpallja e rezultateve përfundimtare pa ndonjë pengesë mund të bëhet në fund të kësaj jave.

Postimi i plotë i tij:

Në QNR kanë përfunduar të gjitha procedurat. Rezultatet janë gati. Kanë mbetur të numërohen vetëm edhe fletëvotimet e ardhura nga mërgata, të cilat sot Gjykata Supreme urdhëroi numërimin e tyre. Fletëvotimet nga mërgata do të vlerësohen dhe numërohen brenda disa ditëve.

Shpallja e rezultateve përfundimtare pa ndonjë pengesë mund të bëhet në fund të kësaj jave./arbresh.info

https://www.facebook.com/adnan.rrustemi.92/posts/10156530685360095

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme