Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi thotë se prioritet i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti është lufta kundër koronavirusit. Sipas tij, në situatën në të cilën ndodhet vendi, nuk do të duhet të mbahej seancë mosbesimi ndaj qeverisë.
Në këtë rrafsh ai thotë të mos e ketë dëgjuar deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i cili ka mbështetur seancën e nesërme që do të mbajë Kuvendi i Kosovës, për të votuar mocionin e votëbesimit për Qeverinë Kurti.
Por Rrustemi ka parë reagimin e vendeve të Quintit që nuk mbështesin seancën e nesërme.
“Nuk e kam parë reagimin e ambasadorit amerikan por të vendeve të Quintit po”, tha ai në T7.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...