Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se pas arritjes së ekpsertizës lidhur me vdekjen e ish-aktivistit, Astrit Dehari, Prokuroria duhet të merret më seriozisht në zbardhjen e këtij rasti.
Rrustemi thotë se deri më tash organet e drejtësisë duhet të punojnë më intensivisht për shkak se në të kaluarën janë ankuar se “janë në pritje të ekspertizës”.
“Nuk kam ende ndonjë informacion përveç njoftimit që dha Tomë Gashi presim ditëve në vazhdim të njihemi me përmbajtjen dhe shpresoj që ekspertiza të shërbejë për institucionet e drejtësisë për t’u marrë me seriozisht me këtë rast dhe për t’u marrë me vrasësit e aktivistit, Astrit Deharit. Padyshim që ne jemi të vendosur që ky rast të trajtohet në mënyrë adekuate nga sistemi i drejtësië si i tillë është përgjegjësi e Prokurorisë ata në të shkuarën kanë thënë se janë në pritje të ekspertizës tashmë konsideroj që Prokuroria duhet sa më parë në mënyrë efikase të vazhdojë hetime dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që mbajnë përgjegjësi ëpr këtë rast”, tha ai.
Rrustemi, që është edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion ka folur për procesin e emërimit të kryeprokurorit të ri, Blerim Isufaj.
Sipas tij, procesi që në nisje ka pasur shkelje dhe mosrespektim të akteve nënligjore të brendshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Është e dukshme që procesi unë kamë qëndrim dhe procedura jo për personat e përveçëm por procesi që në nisje ësthë përcjellur me shkelje e mosrespektim të akteve nënligjore të brendshme të KPK-së që ditën kur shpallën konkursin duke mos ftuar eskpertët e britanzëve që janë isntitucionalisht në Kosovë të etabluar si zyrtarë të lartë madje kishim një reagim nga ambasada deri te raporti që nxorrën tri organizata joqeveritare ku evidentuan shkelje të shumta dhe mos trajtimin objektiv të gjitha kandidatëve dhe së fundmi faktin që KPK nuk kishte marrë për bazë vërejtjet të ankesave dhe kishin konstatuar se ka pasur parregullsi sa i përket poentimit”, theksoi ai.
Tutje, ai përmendi edhe reagimet e ambasadorëve britanik e gjerman për çka thotë se janë zhgënjyer nga një institucion me rëndësi të madhe në vend./teve1/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...