Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se rezultatin e procesit të fundit zgjedhor në Kosovë, e përcaktuan qytetarët e saj më 6 tetor.
”Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri shpalljen e rezultateve. Shpallja e rezultateve do të ishte mirë të bëhej edhe më herët”.
”Rezultatet e zgjedhjeve i kanë përcaktuar qytetarët më 6 tetor. Nëbazë të votave me kusht dhe mërgatës rezultati në përqindje nuk ka ndryshuar. Secila palë, subjekt apo kandidat, që ka vërejtje për procesimin ka afat prej 24 orësh që të paraqesin ankesat e tyre tek PZAP”.
Rrustemi në Klan Kosova, u shpreh që secili subjekt apo palë, ka të drejtë ankese lidhur me pakënaqësitë por nuk ka bazë për asnjë rinumërim në masë.
”Nuk ka bazë për asnjë rinumërim në masë. Shpejt do të kemi edhe certifikim të rezultateve. Por nuk ka bazë për ankesa të subjekteve politike. Është PZAP dhe Gjykata Supreme e cila do të marrë vendimet përfundimtare. Por nuk ka bazë për kërkesa të tilla për rinumërime të votave”.
”24 orë i kanë subjektet dhe kandidatët për të parashtruar ankesat e tyre dhe kërkesat për në PZAP, ndërkaq kjo e fundit ka 72 orë kohë për të vendosur për secilën ankesë”.
”E pas tèrë procesit të PZAP-së, i ka edhe 72 orë edhe Gjykata Supreme për të dhënë verdiktin e saj final për certifikim të rezultateve”, është shprehur ai.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...