Google ADS

Rrustemi: Nga papërgjegjësia e Thaçit KQZ rrezikon shumë projekte e mbështetje të donatorëve

12:31 | 19 Maj 2018
V. S.

Anëtari i KQZ-së Adnan Rrustemi  përmes një postimi ne facebook, e ka fajësuar presidentin Thaçi për papërgjegjësinë e treguar në lidhje me KQZ dhe çështjen e mbetjes pa mandat dhe jofunksionale.

Ai po ashtu ka thënë se shumë projekte dhe mbështetje të donatorëve rrezikohen të dështojnë si pasojë e kësaj.

“Po bëhen më shumë se tre muaj nga kur KQZ-ja është pa mandat dhe jofunksionale. Krejt kjo nga papërgjegjësia e Presidentit, i cili sërish është vendosur në funksion e në shërbim të PDK-së.

Shumë projekte të planifikuara, mbështetja e donatorëve e aktiviteteve tjera janë të rrezikuara nga dështimi. Përgjegjësi të tjera si zëvendësimi i asambleistëve e pagesat e komisionerëve të raundit të dytë janë bllokuar nga bllokimi i KQZ-së që po i bënë Presidenti dhe PAN-i”, ka shkruar Rrustemi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme