Ndryshimet në Kushtetutë, procesi i vettingut, reforma zgjedhor, rregullorja e Kuvendit janë disa nga çështjet e trajtuara me kryetarin e Komisionit për Legjislacion, në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
Në një intervistë për portalin arbresh.info, ai deklaroi se në fillim të vitit do ta kemi në Kuvend koncept dokumentin e vettingut për të ndjekur procedurat që parashihen me Kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit.
“Dhe, të bëjmë ndryshimet kushtetuese që krijon bazën për realizimin e procesit të vettingut, të miratojmë ligjin për vettingut dhe natyrisht të fillojë puna e që në fund të kemi një sistem të drejtësisë me integritet të lartë dhe paanshmëri”, tha Rrustemi.
Ai komentoi edhe mos përfshirjen në planin legjislativ këtë vit, ndryshime që lidhen me porceset zgjedhore elektorale.
Sipas Rrustemit, reforma zgjedhore kërkon një angazhim më të gjerë që përfshinë edhe shoqërinë civile, dhe diskutim publik më të detajuar.
“Nuk lejohet që gjashtë muaj para se të shpallen zgjedhjet ose të mbahen zgjedhjet të fillojë procesi ose të ndodhë ndryshimi legjislacionit sa i përket zgjedhjeve. Unë pres që vitin tjetër gjithsesi do të trajtohet ligji për zgjedhje në të gjitha aspektet që ndërlidhen me rekomandimet të vëzhguesve të BE-së të bëra përgjatë zgjedhjeve në Kosovë, e të cilat nuk janë adresuar asnjëherë, por edhe do të adresohet mundësi aq efektive e votimit të bashkatdhetarëve ose të mërgatës në ambasada dhe konsullata të Kosovës përveç votimit me post”, tha Rrustemi.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për punën e gjatë për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit.
“Shumë shpejt do tu shpërndahet grupeve parlamentare për komente dhe gjithsesi pres që në kuadër të sesionit vjeshtor brenda këtij viti do të miratohet Rregullorja e re e Kuvendit”, deklaroi Rrustemi./arbresh.info/
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...