Zahir Pajaziti dhe dy shokët e ngushtë të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, u vranë më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, pasi u zunë në pritë nga policia serbe.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, në RTV Dukagjini, tha se shumë shokë të Zahirit dy javë më parë kishin rënë në burg.
Por, sipas tij, ata e dinin se Zahiri nuk mund të kapet i gjallë.
“Policia serbe e dinte se Zahiri ishte person që nuk mund të kapej. E dinin se ai nuk dorëzohej i gjallë. Ata i kanë vënë pritë më mjete të rënda, madje janë angazhuar edhe helikopterë. Është bërë luftim i hapur dhe ka rënë komandanti Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu”.
Eprori i UÇK-së, i njohur me nofkën “Remi”, thotë se Serbia ka përdorur të gjitha instrumentet e mundshme për të kapur Zahir Pajazitin.
Mustafa thotë se të gjitha aksionet kundër policisë serbe që ishin marrë përsipër në atë kohë ishin të UÇK-së.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit thotë se më rënien e Zahir Pajazitit për një kohë aksionet në gjithë vendin kanë rënë.
“Më pas filloi edhe lufta frontale ndaj pushtuesve.”
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...