Ministri i Forcës së sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha i shoqëruar edhe nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, në qastet e ndrrimit të moteve ishin në vizitë në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, ku vizituan ushtarët në detyrë.
Me këtë rast Ministri dhe Komandanti uruan ushtarët dhe oficerët në detyrë, duke ju dëshiruar shëndet, suksese në planin individual, në karrierë dhe ditë edhe më të suksesshme për FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës.
Është traditë në FSK dhe MFSK që të bëhet vizita në ndrrimin e moteve tek ushtarët në kazerma, për të nderuar dhe për të uruar ata që janë në krye të detyrës dhe në sherbim të qytetarëve, vendit dhe shtetit, në natën më të gëzuar të vitit.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...