Bora që ka rënë gjatë ditës së mërkurë dhe që po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, nuk ka paraqitur problem në Komunën e Rahovecit, pasi që kjo e fundit përmes operatorit ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror është bërë largimi i borës nga rruga, shkruan arbresh.info.
Në vazhdimësi për koordinimin e operatorit të kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimëror është duke u marrë, Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike i cili shprehet se që nga orët e hershme të ditës së sotme makineria e operatorit ekonomik për largimin e borës është në teren, dhe deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë për vështirësi në lëvizje.
“Ne si organe kompetente komunale, kemi intervenuar në të gjitha rrugët kryesore për të larguar borën nga rruga për t’ju ofruar kushte sa më të mira për lëvizjen e qytetarëve të Komunës tonë. Nga informatat që kemi nga tereni, nuk kemi vështirësi të mëdha në lëvizjen e qytetarëve, pasi që operatori ekonomik, i kontraktuar për mirëmbajtën e rrugëve gjatë sezonit të dimrit, është duke e kryer punën ashtu siç edhe në po i kërkojmë”, ka thënë drejtori Krasniqi./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit