Google ADS

Rruga “Xhorxh Bush” edhe me tabelë bëhet shesh

23:32 | 8 Shkurt 2023
E.H

Tashmë përfundimisht edhe me tabelë rrugore, është mbyllur rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Nga sot, kjo rrugë tashmë edhe zyrtarisht quhet edhe shesh dhe përveç autobusit urban, taksistëve dhe automjeteve që destinacion kanë parkingun nëntokësor, nuk lejohet asnjë autiomjet tjetër të qarkullojë në këtë drejtim.

Me tabelën e vendosur në udhëkryqin kryesor në afërsi të Katedrales në kryeqytet, tashmë vozitësit që vijnë nga drejtimi i lagjës “Dardania”, atyre që lëshohen Menza e Studentëve dhe të tjerëve që vijnë ngë drejtimi i lagjës “Ulpiana”, nuk do të mund të qarkullojnë në këtë rrugë të shndërruar në shesh.

Megjithatë, në mungesë të shënjave të trafikut, ka disa javë që shumë drejtues automjetesh janë gjobitur nga policia.

Në asnjërën anë të rrugës “Xhorxh Bush” nuk kishte tabela të vendosura, e që do të sinjalizonte ndalimin e kalimit në këtë zonë me automjete, kurse policia në anën tjetër, ka shqiptuar vazhdimisht gjoba.

Bazuar në deklaratat e zyrtarëve komunalë të Prishtinës, shumë shpejt do të shpallet tenderi për rregullimin e kësaj rruge, më saktësisht, shndërrimin e saj në shesh.

Kjo do të bënte që sheshi të zgjatej nga hoteli Grand, e deri tek udhëkryqi i Katedrales.

Në këtë mënyrë, sheshi kryesor i Prishtinës, në tërësi do të zgjatet nga Parlamenti i Kosoëvs e deri tek ky udhëkryq, duke u ndarë në disa pjesë sipas emërtimeve.

Emrat e personaliteteve në këtë shesh fillojnë me atë “Ibrahim Rugova”, pason me “Skënderbeun”, pastaj “Nënë Tereza”, vijon me sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përfundon me atë “Xhorxh Bush”./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme