Google ADS

Rruga “Skënderbeu” në Bardhosh nesër do të mbyllet tërësisht

15:26 | 23 Nëntor 2023
K.B

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve për shtruarjen e shtresës finale të asfaltit në rrugën “Skënderbeu” në Bardhosh, rruga do të mbyllet tërësisht.

Rruga do të jetë e mbyllur të premten nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Tutje, Komuna kërkon nga banorët të largojnë veturat e tyre nga rruga “Skënderbeu” dhe të përdorin rrugët alternative, rrugët lidhëse./Arbresh.info/

Të ngjashme