Pavarësisht shembjeve të dheut në autostradën mes Prishtinës e Shkupit, konkretisht në fshatin Kovaçec rruga e vjetër për në Shkup është e hapur. Kështu ka thënë për arbresh.info, shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, Argjend Zejnaj.
“Kjo rrëshqitje ka ndodhë në autostradën e re, dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me rrugën e vjetër, pasi që vija ajrore nga kjo e fundit prej aty ku është shembur dheu është katër kilometra”, ka thënë ai, për arbresh.info.
Mbrëmë rreth orës 22:30 për shkak të punimeve që po zhvilloheshin në austradën mes Prishtinës e Shkupit ka ndodhur një shembje e dheut.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është informuar menjëherë dhe ka thënë se do të zbulohet shumë shpejtë e vërteta e kësaj.
Lekaj me të marrë informatat e para për rastin e rrëshqitjes së dheut në Kovaçec të Kaçanikut i ka vizituar personalisht për ta parë nga afër situatën, thuhet në njoftimin e dërguar për media, njofton Klan Kosova.
“Sonte ka marrë informata shtesë për keqesimin e situatës dhe menjëherë ka reaguar duke biseduar personalisht me familjet që janë të rrezikuara nga ky fenomen”.
“Ministri Lekaj pas bisedës telefonike me familjarët që janë të përfshira nga kjo situatë është dakorduar që ata të evakuohen nga aty për t’u vendosur tek të afërmit dhe shumë shpejt për të dhënë zgjidhje për situatën”.
“Kjo do të ndodhë ditën e hënë ku do të konstatohet nëse kjo është si pasojë e punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” apo është diçka tjetër”.
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...