Rruga R129 (Mitrovivë-Bajgorë) në Stan-Tërg, si pasojë e rrëshqitjes së trupit të rrugës është mbyllur për qarkullim sonte nga ora 18:00, deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit.
Argjend Zejnaj, këshilltar për media i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, bën me dije se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alterantive për qarkullim.
“Në drejtimin e rrugës R129 (Mitrovicë – Bajgorë) lokacioni Stan – Tërg, sot gjatë ditës ka patur rrëshqitje të trupit të rrugës. Për momentin rruga është e hapur në njërën korsi, për shkakun reshjeve të shiut situata mund të ndryshojë nga momenti në moment. Ju bëjmë me dije që për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, jemi të obliguar ta mbyllim rrugën për qarkullimin nga ora 18:00 e mbrëmjes deri në ora 8:00 të mëngjesit. Poashtu, ju njoftojmë se institucionet relevante kanë bërë zgjidhje alternative të qarkullimit”, ka njoftuar Argjend Zejnaj,
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...