Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për projektin “Vajzat në TIK”, ku u tha se ky program hap një rrugë të re të studimit dhe punësimit për gratë e Kosovës.
Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, shefi i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, përfaqësues të USAID-it, NDI-së, si dhe përfitueset e trajnimit, u prezantuan dy fazat e para të pilot projektit, të kryera në Gjakovë, Lipjan dhe Prishtinë dhe zonat përreth.
Shumica prej 271 kontratave të punës online apo në internet të fituara nga afro 80 femra, kanë të bëjnë me zhvillim të webfaqeve, hulumtime të web, marketing digjital, asistente virtuale, futje të të dhënave, hulumtime dhe shkrime.
Kryeministri Mustafa tha se kjo është një hapje e dritares së punësimit të grave, të vajzave të një komuniteti tepër të rëndësishëm, në pikëpamje jo vetëm të sigurimit të barazisë në punësim, por edhe të sigurimit të zhvillimit ekonomik.
“Të gjitha studimet flasin që një shoqëri, e cila rregullon çështjen gjinore të punësimit dhe barazinë gjinore në punësim, ajo siguron parakushte shumë të rëndësishme të zhvillimit më të shpejtuar, të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të zhvillimit të barabartë ekonomik”, tha kryeministri Mustafa.
Më tej, kryeministri Mustafa theksoi se teknologjia e informacionit dhe e komunikimit ka një rol të veçantë në zhvillimin ekonomik të një vendi, në ekonomi konkurruese, në ekonomi të dijes dhe asaj të inovacionit.
Kryeministri Mustafa, po ashtu përgëzoi Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për përpjekjet që i ka bërë në zhvillimin e suksesshëm të projektit “Gratë në punë online”, i bindur se përmes këtij programi në mënyrë iniciale është arrit që të që të punësohet një numër i konsiderueshëm i grave në një proces të hapur, konkurrues, para së gjithash të bazuar në dije dhe të bazuar në konkurrencë.
“Falënderoj po ashtu Bankën Botërore, sidomos për mbështetjen e këtij programi, nga i cili kanë gjet vend pune një numër i madh për kriteret tona i grave, dhe përshëndes iniciativën që të vazhdohet edhe më tutje me këtë projekt, sepse është një projekt shumë i rëndësishëm për ne.
Në emër të Qeverisë unë mund t’ju them se përfaqësoj një përkushtim të rëndësishëm të Qeverisë jo vetëm në pikëpamje të orientimit tonë që zhvillimit ekonomik, të punësimit, sidomos të të rinjve dhe grave, t’i japim prioritet themelor, por para së gjithash të një orientimi që ne të shfrytëzojmë të gjitha potencialet tona zhvillimore, të cilat para së gjithash bazohen në resurse njerëzore shumë të afta, të përgatitura, shumë produktive, dhe po ashtu shumë elastike, në pikëpamje të përshtatshmërisë së tregut të punës, që ne të zhvillojmë një ekonomi, në të cilën ne jemi më konkurrent, dhe kjo flet që konkurrencën tonë ne po e shprehim edhe në fushën e teknologjisë informatike, me dijen tuaj dhe me sukseset tuaja që i keni treguar deri më tani”, theksoi kryeministri Mustafa.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie u shpreh i lumtur që po merr pjesë në festimin e një suksesi të tillë, duke vlerësuar se projekti po ndryshon jetën e njerëzve për të mirë.
“Që nga zhvillimi i uebit, dizajni grafik e deri tek marketingu digjital, e shumë më shumë, ky program hap një rrugë të re të studimit dhe punësimit për gratë e Kosovës” tha ambasadori Delawie.
Shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i gëzuar me projektin, që është vetëm njëra nga sektorët me të cilën Banka Botërore po ndihmon punësimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi.
“Banka Botërore vazhdon të mbetet e vendosur për mbështetjen e këtij sektori, kështu që ne do t’ju përkrahim në secilën mënyrë që mundemi dhe iniciativat që ka Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe vetë Qeveria për ekonominë digjitale” tha Mantovanelli.
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...