As njerëzit më të pasur të botës nuk janë imunë nga koronavirusi. Forbes ka publikuar listën e miliarderëve për vitin 2020, që sërish kryesohet nga amerikani Xhef Bezos. Lista është më e shkurtër sesa vitin e kaluar.
Për të tretin vit radhazi, Xhef Bezos, themeluesi i kompanisë lider për blerjet online, Amazon, kryeson listën e miliarderëve të botës për 2020-ën.
56-vjeçari Bezos, sipas revistës amerikane, Forbes, ka akumuluar një pasuri me vlerë 113 miliardë dollarë, 18 miliardë më pak sesa vitin e kaluar, bilanc ky i pakësuar si pasojë e divorcit me ish-gruan e tij.
Themeluesi i Microsoft-it, ndërkohë, 64-vjeçari Bill Gejts, mban vendin e dyte me 98 miliardë dollarë pasuri.
Manjati francez Bernard Arno renditet në vend të tretë, i ndjekur nga biznesmenët amerikanë Uorën Bafet dhe Leri Elison.
Nga gratë, trashëgimtarja e rrjetit të hipermarketeve “Walmart”, Elis Uolltën, raporton një pasuri prej 54 miliardë dollarë, duke u renditur e nënta.
Personaliteti mediatik, 22-vjeçarja, Kajli Xhenër, mbetet miliarderja më e re e listës që nga viti i kaluar, me një pasuri 1 miliardë dollarë; muzikanti Xhei-Zi bëhet i pari hip-hopist që debuton në listën e miliarderëve, ndërsa biznesmeni kinez Kin Jinglin, akumuloi pasurinë më të madhe në harkun e një viti, plot 14,2 miliardë dollarë më shumë nga biznesi i tij i tregtimit të mishit të derrit.
Në renditjen e këtij viti, u ul në 2,095 numri i miliarderëve të botës krahasuar me 2019-ën, kjo për shkak të falimenteve apo ndarjes nga jeta, por e ndikuar tani edhe nga pandemia e koronavirusit./oranews
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...