Rrokulliset me traktor në fshatin Murgë të Skenderajt, dërgohet për tretman në QKUK

23:05 | 31 Maj 2022
L G

Një person është rrokullisur me traktor në fshatin Murgë të Skenderajt.

Aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 19:20, shkruan arbresh.info.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti tha se vozitësi i traktorit është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman.

“Rreth orës, 19:20, Është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Murgë të Skenderajt, një mashkull kosovar është rrokullisur me traktor. Si pasojë lëndime ka pësuar ngasësi traktorit i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, tha Zahiti./arbresh.info/

Të ngjashme