Polica e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person derisa ishte duke lëvizur me traktor është rrokullisur duke pësuar kështu lëndime trupore, me ç’rast ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku dhe është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Policia tutje ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, ndërsa ka treguar se rasti është nën hetime, shkruan arbresh.info.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar në rrethana deri tani të panjohura, derisa ishte duke lëvizur me traktor, është rrokullisur duke pësuar kështu lëndime trupore, me ç’rast ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku dhe është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...