Rrobat dhe mbathjet e përdorura trend në rritje në Prishtinë

12:04 | 20 Tetor 2019
L G

Trendi i blerjes së rrobave dhe mbathjeve të përdorura është duke u rritur në Prishtinë.

Kërkesat e shumta të blerësve kanë rritur edhe numrin e dyqaneve që sjellin në Kosovë rroba e mbathje nga vendet tjera.

Edhe pse ato janë të përdorua kjo nuk paraqet pengesë për blerësit që i vlerësojnë si rroba dhe mbathje me kualitet.

Duke parë fluksin e madh të blerësve, Joni, një i ri nga Prishtina ka hapur që disa muaj tre lokale me tesha dhe mbathje që i sjell nga Londra.

Sipas Jonit kërkesat janë të shumta por edhe çmimet janë shumë të volitshme.

Edhe blerësit shprehen të kënaqur me kualitetin e rrobave që ndryshe quhen edhe si “Second Hand”

Krahasuar me çmimet në treg të veshjeve dhe mbathjeve, çmimet që ofrojnë këto dyqane janë të kapshme për blerësit kosovarë pa dallime./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2488816177872020/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme