Ngrohja qendrore në Prishtinë do të zgjerohet vetëm në lagjet kryesore. Nuk do të ketë zgjerim të rrjetit në Mat 1 e Emshir. Por, rrjeti do të shtrihet e ndërrohet në lagjet Pejton, Ulpianë, Dardani e Breg të Diellit. Mjetet për këto punë janë dhënë nga Banka Gjermane dhe Komuna e Prishtinës.
Ditët e ngrohta kanë arritur në Kosovë. Ndërsa ngrohja nëpër banesa, e cila për një kohë të gjatë ka munguar në disa lagje të Prishtinës, pritet që të arrijë brenda vitit.
Të paktën kështu planifikon Termokos, të cilët kanë arritur një marrëveshje me Bankën Gjermane, për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.
1.4 milion e buxhetit është vendosur që të shfrytëzohet për rehabilitim të rrjetit, ndërsa pjesa e mbetur e 10 milionë eurove do të shfrytëzohet për zgjerim.
E kësaj radhe, sipas drejtorit ekzekutiv Naser Canolli, prioritet është zgjerimi i pjesës qendrore të qytetit në Ulpianë e më pas edhe në Pejton.
Përveç objekteve banesore edhe institucionet e Kosovës do të përfitojnë nga ky zgjerim i rrjetit të ngrohjes.
Sipas Canollit përderisa projekti me Bankën Gjermane do të fillojë posa të ratifikohet nga Presidenti, ai i Komisionit Evropian, do të shtyhet për në shtator, e këtë radhë me faj të KE’së.
Canolli tha se në pjesën e Dardanisë dhe të Bregut të Diellit do të punohet me urgjencë që të largohen gypat më të vjetër se 45 vjet.
Zgjerimi i rrjetit të Termokosit pritet se do të ndikojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit pasi një pjese e banorëve te Prishtinës përdorin thëngjill gjatë dimrit për ngrohje.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...