Rrjeti i Grave të Kosovës mbështet ish Presidenten Atifete Jahjaga, lidhur me padinë që iu është bërë nga familja e ish bashkëshortit të Shyhrete Berisha në bazë të së cilës më 14 shkurt duhet të paraqitet para gjykatës.
RrGK, beson që ish Presidentja Jahjaga është paditur padrejtësisht pasi që ka ngritur zërin për të drejtat e Shyhrete Berishës dhe për të drejtat e të gjitha grave për të zotëruar pronën.
“Ne besojmë se gjykata do ta konsiderojë këtë padi të paarsyeshme dhe se drejtësia do të mbizotërojë”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij Rrjeti, Presidentja Jahjaga ka ngritur zërin për Shyhrete Berishën, një grua që pothuajse e humbi shtëpinë e saj kur familja e burrit të saj u përpoqën t’ia merrnin pronën.
“Tani familja e burrit të Shyhretes padit Presidenten Jahjaga pas fjalimit të saj që doli në mbrojtje të së drejtës së zonjës Berisha për të mbajtur pronën e saj”, thuhet në reagim.
Sipas Rrjetit të Grave të Kosovës padia është thjesht një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga trajtimi çnjerëzor i kësaj familjeje ndaj Shyhrete Berishës, pasi e kanë bërë atë të kalojë me vite nëpër procese gjyqësore për të kërkuar zbatimin e të drejtës në pronë.
“Këtë e konsiderojmë një përpjekje për të heshtur ata dhe ato që flasin kundër padrejtësisë dhe guxojnë të ngrisin zërin kundër shkeljeve të të drejtave të grave”, thuhet më tutje në komunikatë.
Pretendime të tilla të pajustifikuara sipas RrGK-së, shërbejnë për të minuar punën dhe lirinë e fjalës së mbrojtësve të të drejtave njerëzore të gruas, si Presidentja Jahjaga, me qëllim të ruajtjes së status quos dhe marrëdhënieve ekzistuese të pushtetit.
Në reagim thuhet se Presidentja Jahjaga vazhdimisht ka ngritur zërin për të drejtat e grave dhe ka qëndruar fuqishëm me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke luftuar që t’u njihet statusi, të nderohen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...