Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot ka mbajtur Kuvendin e 17-të Vjetor bashkë me të gjithë anëtarët.
RrGK në këtë takim mblodhi 158 organizata anëtare, partnerët dhe shumë përkrahës të punës së tyre.
Po ashtu RrGK këtë Kuvend do ta shfrytëzojë për të festuar dhe reflektuar drejt arritjes së barazisë gjinore në Kosovë.
Kryetarja e bordit të RrGK-së, Ariana Qosja, shfrytëzoi këtë kuvend për të rikërkuar nga institucionet e drejtësisë mbrojtjen e viktimave dhe dënimin e dhunuesve.
“Ne kemi kërkuar llogaridhënie dhe ju e dini që kemi dalë në protesta duke u moblizuar para institucioneve edhe kur e dimë që sistemi i drejtësisë ka qenë i përfshirë”.
“Vetëm në këtë vit janë tetë viktima e në mesin e tyre edhe fëmijë. Ne kemi kërkuar nga shteti ndëshkim të merituar për ata që kryejnë këto vepra. Në shumë qytete kemi qenë prezent dhe jemi takuar me viktimat, me të cilët jemi munduar që të solideralizohemi. Gjithashtu kemi pasë lëvizje edhe në ndryshimin legjislativ, pra kemi pak lëvizje pozitive në këtë drejtim”.
RrGK ka ndarë edhe çmimin vjetor “Sevdije Ahmeti” për Luljeta Pula-Beqirin për kontributin që ka dhënë për gratë gjatë viteve të 90-ta. Ky çmim u nda për herë të dytë sivjet.
RrKG ka lavdëruar edhe punën e profesoreshës së Juridikut në UP, Gjyljeta Mushkolaj, duke thënë se ka punuar shumë në Kushtetutën tonë për përmirësimin e të drejtave të grave.
Ndërkaq ajo në fjalën e saj tha se në krijimin e institucioneve dhe në shtetndërtim lokomotvia kryesore ishin dhe janë gratë.
“Gratë u përfshinë në konturat punuese për Kushtetutë ku në çdo faqe të Atihsarit kishin depërtuar thirrjet dhe punimet e RrGK-së. Rrjeti bëri që Kushtetuta të trajtojë ndryshe gratë dhe grupet tjera në Kosovë”.
“RrGK përveç që punoi për barazi gjinore punoi në Kushtetutë edhe për grupet që ishin pa zë si LGBTI”.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë