Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka përcjell përgëzimet më të sinqerta për zgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente e Republikës së Kosovës.
“Të drejtat dhe prania e barabartë e grave, jo vetëm në politikë e sferën publike, ende mbeten një betejë që kërkon punë e angazhim deri në fitore”, thuhet në letrën e urimit.
Në letër thuhet se Omsani është frymëzim dhe për to, si organizatë që përpiqet çdo ditë për barazi gjinore.
LETRA E PLOTË:
E dashura Presidente Vjosa Osmani-Sadriu,
Përmes këtij letër urimi, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kënaqësinë që të përcjell përgëzimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Presidente e Republikës së Kosovës.
Zgjedhja juaj nuk shënon datë të rëndësishme vetëm për institucionin e Presidencës, por ajo jep shpresë dhe forcë edhe për fuqizimin e mëtejshëm të grave në politikë dhe procese vendimmarrëse në shoqërinë tonë. Ardhja juaj në krye të një prej tri institucioneve më të rëndësishme bart në vete mesazhin e domosdoshëm drejt mundësisë reale të rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë.
Përvoja juaj afatgjate në politikë dhe mbështetja e vazhdueshme për të drejtat e grave në Kosovë do të shërbejë si inkurajim për të gjitha vajzat që duan të jenë pjesë e politikës. Po ashtu, ajo është frymëzim dhe për ne, si organizatë që përpiqet çdo ditë për barazi gjinore, duke mbajtur “Gratë në Politikë dhe Vendimmarrje” si program kyç të këtij rrugëtimi.
Kujtojmë se zgjedhja juaj po vjen vetëm pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, zgjedhje të cilat shënuan numrin më të madh të grave të zgjedhura në Kuvend. E megjithëkëtë, të drejtat dhe prania e barabartë e grave, jo vetëm në politikë e sferën publike, ende mbeten një betejë që kërkon punë e angazhim deri në fitore.
Këtë fitore, mund ta arrijmë vetëm së bashku. Së bashku e me solidaritet.
Kësisoj, për një shoqëri më të barabartë, përveç urimit, RrGK njëherit shtrin dorën e bashkëpunimit dhe solidaritet me ju përgjatë gjithë mandatit presidencial.
Me respekt,
Igballe Rogova,
Drejtore Ekzekutive, Rrjeti i Grave të Kosovës
/arbresh.info/
Gjinovci pyet nëse Kastrati ishte esëll apo nën ndikimin e ndonjë substance
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...