Rrjeti i Grave të Kosovës është rrjet i 126 organizatave të ndryshme të të drejtave të grave në gjithë Kosovën që synon të mbrojë, promovojë dhe mbështesë të drejtat e grave dhe vajzave.
Përmes një komunikate për media, ky rrjet ka reaguar ndaj institucioneve të drejtësisë,duke kërkuar që të vazhdojnë hetimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Kjo është komunikata e plotë:
Sot, me datë 6 mars 2018, përmes mediave lokale Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u njoftua për lirimin e të akuzuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Në deklaratat e po këtyre medieve thuhej se i akuzuari është liruar nga akuza për vrasje të rëndë ngase nuk ka prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.
Ju rikujtojmë që e ndjera ishte shpallur e zhdukur për gjashtë javë, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet në bjeshkët e fshatit Strellc në dhjetor të vitit 2015. Në atë kohë, RrGK dhe Lobi i për Barazi Gjinore patën reaguar, duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë të hetojnë rastin dhe të gjejnë vrasësin e të ndjerës.
RrGK dhe në përgjithësi shoqëria kosovare janë dëshmitarë të dështimeve të sistemit të drejtësisë në zbardhjen e rasteve të vrasjeve të grave dhe vajzave. Prandaj, përmes këtij reagimi RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të vazhdojnë hetimin në lidhje me vrasjen e Donjeta Pajazitit. RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit. Ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...