Rrjedhja e ujit në gypin kryesor të një prej ndërtesave më të mëdha në lagjen “Aktash” në kryeqytet, nuk është ndalur për më shumë se një dekadë.
Pos mbushjes së bodrumeve, dëmtimi i gypit pas ujëmatësit kolektiv ua ka rritur borxhin banorëve që nuk kanë ujëmatës individualë.
Këtë problem, në këshillin banesor, thonë se e kanë adresuar edhe tek Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, raporton 038 në KTV.
Por, Fran Karaqi nga këshilli banesor, thotë se përkundër kërkesave të vazhdueshme, Ujësjellësi nuk ka intervenuar, duke thënë se ky problem duhet të zgjidhet nga vetë banorët.
Në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” janë në dijeni të problemit dhe kërkesave, por thonë nuk kanë kompetenca për zgjidhjen e këtij problemi.
Edhe pse pranojnë se për shkak të rrjedhjes banorëve u janë rritur shpenzimet, në Ujësjellës mohojnë se ka ndodhur “fryrje e madhe e faturave”.
Nëse banorët nuk merren vesh për rregullimit e gypit në mënyrë vetjake, zgjidhje tjetër për të mos paguar për ujin që humb është vendosja e matësve individualë.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë