Google ADS

Rritje temperaturash ditëve në vijim

20:31 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ditëve në vijim parashihen rritje temperaturash mbi vlera mesatare.

Sipas Prishtina Weather do të ketë mundësi për riga lokale shiu dhe fryrje ere, shkruan portali arbresh.info

2.12.2020 – Cikloni mbi Itali ditëve në vijim sjell shtim të vranësirave, ditën e enjte e të premte, vende-vende mundësi për riga lokale shiu, në vise të larta malore, mundësi për borë. Parashihen të fryjnë erëra më të theksuara nga juglindja, kryesisht nga rrafshi i Kosovës.

Nga Mesdheu do të depërtojnë rryma më të ngrohta ajrore të cilat gradualisht rrisin temperaturat edhe mbi vlera mesatare. Në fundjavë orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave ekzistojnë mundësi për mjegull ose vranësira të ulëta, gjë që temperaturat minimale mund të jenë edhe më të ulëta.

Në fundjavë depërtimi i një tjetër cikloni nga Italia, shton gjasat për mundësi të reshjeve të shiut në natën e së dieles dhe ditës së hënë.

Qarkullimi më i mjaftueshëm ajror në ditët e ardhshme, mund të përmirësoj cilësinë e ajrit, ku indeksi i cilësisë së ajrit pritet të zbres edhe në vlera të mjaftueshme. E në rrafshin e Dukagjinit, nëse ka mungesë të qarkullimit ajror, cilësia e ajrit mbetet e përkeqësuar, me indeks në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
3.12 – Kryesisht me vranësira dhe erë gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu. Në vise të larta malore edhe për borë.
4.12 – Kryesisht me vranësira dhe erë, gjatë ditës intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
5.12 – Në mëngjes vranësira të ulëta ose mjegull përgjatë ultësirave. Ditën më butë me intervale me diell.
6.12 – Më butë, kryesisht me vranësira dhe erë. Pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi për reshje shiu.
7.12 – Në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi. Gjatë ditës reshjet pushojnë, e priten edhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të rriten në 3C deri 5C, ndërsa maksimalet deri në fundjavë rriten edhe në 11C. Mirëpo në zonat në të cilat mund të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, temperaturat do të jenë më të ulëta.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 6-16m/s

Shtypja atmosferike pëson rënie përreth vlerave normale, herë herë edhe nën këto vlera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme