Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se tensionet bazike sociale rritën për 20%, pensionet kontributdhënëse rriten me 15% dhe pensionet e parakohshme të Trepçës rriten me 20%.
Por me këtë vendim të Qeverisë nuk janë përfshirë edhe kategoritë e dala nga lufta, njofton Klan Kosova.
Për këtë arsye ata janë të pakënaqur dhe po thonë se ekzekutivi i ka anashkaluar edhe në Ligjin për Paga.
Qeverinë po e fajësojnë edhe Organizata e Veteranëve të Luftës.
Ata thonë se nëse arsyeja e mospërfshirjes së tyre në rritjen e pensioneve është numri i veteranëve atëherë këtë duhet ta zgjidh vetë ekzekutivi.
Por sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale projektbuxheti i këtij viti nuk parasheh rritje edhe për këtë kategori.
Ata thonë se kjo mund të ndodh vetëm me rishikim të buxhetit.
Aktualisht një veteran merr pension mujor prej 170 eurosh ndërsa një invalid i luftës paguhet në varësi nga shkalla e invaliditetit.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...