Google ADS

Rritje pagash në Kosovë, ja nga sa para do të merrni prej janari

19:01 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kushdo që është i punësuar në Administratën Shtetërore e që pagën mesatare 449 euro, që nga janari i vitit të ardhëm do të marrë 18 euro më shumë pagë.

Kjo pasi Qeveria ka premtuar se bazuar në rritjen ekonomike do të ketë edhe rritje të pagave prej 4 për qind.

Nga 449 euro sa është paga mesatare në vitin e ardhshëm do të jetë 466.96 euro me rritjen e pagave që pritet të ndodhë nga Ekzekutivi aktual, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, ata që kanë pagë 500 euro nga një janari do të marrin 520 euro. Ata që kanë 1000 euro pagën bazë, me rritje, do të marrin 1040 euro.

Por, sa do t’ju rritet paga zyrtarëve të Shtetit?Presidenti pritet të marrë më shumë se 100 euro pagë më të madhe pasi pagën bazë e ka 2600 euro.

Kryeministri Haradinaj do të marrë 52 euro më shumë. Aktualisht, paga e Shefit të Qeverisë është 1300 euro.

E njeriu i cili konsiderohet me pagën më të lartë në Kosovë është Drejtori menaxhues i Fondit i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro.

Por në vitin 2018 ai do të marrë pagë më të lartë për 208 euro që i bie se paga atij do t’i rritet në 5 mijë e 421 euro. Rroga për 178 euro do t’i rritet edhe kryeshef ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, Agron Mustafës, shkruan Express.

Por për zyratrët shtetëror që marrin pagë me koeficient 6 me rreth 300 euro pagë mujore, ajo për vitin 2018 do t’i rritet për 12 euro.

Ata me pagë 250 euro bruto, me rritje prej 4 për qindëve në vitin 2018 do të marrin 10 euro më shumë pagë për çdo muaj.

E zyrtarë të Ministrisë së Financave po zotohen se rritja e pagave do të behet në harmoni me rritjen ekonomike.

Këtë premtime ka dhënë ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Do të përfitojnë të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Republikës së Kosovës. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, që sipas vlerësimeve tona vlerësohet që të jetë 4 %”, ka premtuar Shefi i Kuletës së Shtetit.

Megjithëkëtë paga mesatare për vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 ka shënuar rritje për 5 euro më shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme