Viti 2017 nuk ka filluar mbarë për Hekurudhat e Kosovës. Për më pak se tre muaj kanë ndodhur shtatë aksidente ku si pasojë kanë vdekur dy persona dhe kanë mbetur të lënduar tetë, shkruan Arbresh.info
Në fillim të këtij viti vërehet një rritje drastike e aksidenteve në hekurudha krahasuar me ato të viteve të kaluara.
Duke u bazuar në të dhënat që Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka, vërehet se shumica e këtyre aksidenteve ndodhin si pasojë e mos respektimit të shenjave të komunikacionit rrugor dhe hekurudhor.
“Fatkeqësisht është e vërtetë se në Hekurudhat e Kosovës kanë ndodhur aksidente të shumta të cilat kanë rezultuar me dëme materiale por në të shumtën e rasteve edhe me fatalitet apo me viktima në njerëz. Shumica e këtyre aksidenteve ndodhin si pasojë e mos respektimit të shenjave të komunikacionit rrugor dhe hekurudhor nga ana e ngasësve të mjeteve motorike të cilat lëvizin në rrugë”, ka thënë për Arbresh.info, Arban Bytyçi, përgjegjës për Komunikim me Publikun.
Pos pakujdesit, shkaktar i këtyre aksidenteve të shumta është edhe mungesa e shenjave të komunikacionit që tregojnë praninë e trenit në vendkalim.
“Kryqëzimet hekurudhë-rrugë kryesisht janë të pajisura me shenja të komunikacionit të cilat tregojnë për praninë e trenit (hekurudhës) në vendkalim. Ka vende në të cilat këto shenja mungojnë si pasojë e dëmtimit nga ana e personave të pa përgjegjshëm”, ka thënë Bytyçi.
E Policia e Kosovës ka thënë për Arbresh.info se është e gatshme të ndërmarrë masat e nevojshme për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.
“Policia e Kosovës në të gjitha rastet sa i përket punës që bie në domenin policor, i ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve”, thuhet në përgjigjen e policisë./M.A/Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...