Rritja ekonomike e Kosovës 3.8%, Banka Botërore: Kryesisht nga konsumi dhe investimet e diasporës

14:52 | 17 Tetor 2024
R J

Banka Botërore e ka nxjerrë një raport të fundit që thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.

Në Kosovë, rritja ekonomike vlerësohet të jetë 3.8%, kryesisht e nxitur nga konsumi dhe investimet e diasporës në ndërtime.

Sfidat kryesore për Kosovën, sipas raportit, mbesin reformat në sektorin e energjisë, furnizimit me ujë dhe përmirësimin e kapitalit njerëzor, si dhe lidhjet me tregjet e jashtme.

Për Kosovën, si rreziqe përmenen edhe tryznia për rritjen e shpenzimeve buxhetore në prag të zgjedhjeve, por edhe pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike, përfshirë konteksti i veçantë politik i vendit.

Rritja ekonomike e Kosovës parashikohet gjithashtu të përshpejtohet në 3.8% në vitin 2024, e mbështetur nga “konsumi i mbështetur nga rritja e të ardhurave, kredive dhe shpenzimeve publike”.

Sipas Bankës Botërore, rritja e përgjithshme ekonomike në rajon parashikohet të arrijë në 3.7% gjatë vitit 2025.

Të ngjashme