Në raportimin e ministrit, Hekuran Murati para Komisionit për Buxhet dhe Financa, ish-ministri i këtij dikasteri, Avdullah Hoti, pati kritika për reagimin e vonshëm të Muratit në lidhje me rritjen e tatimit në pronë.
Hoti iu drejtua Muratit duke i thënë se ai është dashur që në tetor t’i njoftojë qytetarët për rritjen e çmimit të tatimit në pronë, e jo ata ta kuptojnë këtë gjë vetëm para 3-4 ditëve, raporton arbresh.info
“Fakti që qytetarët e marrin vesh tek para tre-katër ditëve që u kanë rritur faturat, është shqetësuese. Ju jeni ministër, dhe është dashur që ta dish që këto fatura do të rriten. Është dashur të bëhet publike më herët që në janar do të rriten pagesat e faturave. Këtë konferencë që e ke mbajtur sot është dashur që ta mbash në tetor.”, tha Hoti në këtë mbledhje. /arbresh.info/
lexo edhe:
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin