Bashkë me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, po vazhdon të rritet edhe numri i të infektuarve me Covid-19.
Kështu thotë për arbresh.info infektologu, Hamdi Ramadani.
Ai thotë se kjo situatë po ndodh për dy arsye, ardhja e mërgimtarëve nga diaspora dhe paraqitja e madhe e njerëzve nëpër takime ose ceremoni të ndryshme në ambiente të mbyllura.
“Kjo situatë pritej të ndodh për dy arsye, e para që nga fillimi i muajit qershor në vendin tonë ka ardhje të madhe të bashkatdhetarëve nga diaspora, dhe së dyti paraqitja e madhe nëpër takime ose tubime, ahengje, ceremoni të ndryshme mendoj që arsyeja e parë është një faktor i cili ka ndikuar dhe do të ndikojë në ditët e ardhshme që sëmundja të vazhdojë me këto përmasa e ndoshta edhe në rritje më të madhe”, thotë ai.
Sipas tij, në vendin tonë nuk respektohen masat anti-covid-19.
“Shohim shumë pak njerëz duke e mbajtur maskën ose të respektojnë distancën sociale, sidomos në vendet me shumë njerëz”, thotë ai.
Tutje, ai bënë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen më tri doza, pasi që, sipas tij, vetëm kështu mund ta mposhtim COVID-19.
“Të vetëpërgjegjësohen qytetarët se pandemia Covid-19 ekziston, se sëmundja mund të përsëritet dhe vetëm vaksinimi me të tirja dozat mund ta mposhtim këtë sëmundje”, përfundoi Ramadani.
Por, ndryshe mendon drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
Ai thotë se nuk ka ndikuar ardhja e mërgimtarëve por virusi është bërë i pa ndalshëm.
Megjithatë, sipas tij, nëse ka numër të infektuarve më shumë, pritet që të ketë edhe të spitalizuar edhe më shumë.
“Ardhja e mërgimtarëve është një proces që është i pashmangshëm dhe nuk është parakusht që ardhja e mërgimtarëve të ndikojë në rritjen e të infektuarve, rritja e infeksioneve ka ndodhur si pasojë e transformimit që ka pësuar virusi. Nuk janë mërgimtarët të cilët janë duke e sjell virusin por është virusi ai i cili është bërë i pandalshëm”, thotë Vishaj.
Ai shton se mërgimtarët vinë nga vendet ku është shkalla më e lartë e vaksinimit, por edhe atje ka rritje të rasteve me virus, e kjo po ndodh si pasojë e vetë ndryshimeve në vetë gjenetiken e virusit pasi varianti Omicron është bërë më i transmetueshem se viruset e tjera.
Ndryshe, aktualisht në vendin tonë janë mbi katër mijë rasate aktive me COVID-19./Kujtesa Berisha/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...