Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, ka ndikuar që Komiteti i ShSKUK-së për menaxhim të situatës me COVID-19, të marr vendim që ti pezulloj pushimet e personelit mjekësor nga data 23 gusht 2021.
E, kjo shkresë do të vlej për të gjitha klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info nga zyra për informim në ShSKUK.
“Zyra për informim në ShSKUK, ju njofton se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me Covid-19, në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, Komiteti i ShSKUK për menaxhim të situatës me Covid-19, ka pezulluar të gjitha pushimet vjetore të punëtorëve nga data 23 gusht 2021. Pushimi nuk do t’i humbas asnjë të punësuari dhe do të shfrytëzohen më pas”, thuhet në përgjigje.
Kujtojmë se, mbrëmë Ministria e Shëndetësisë, ka propozuar masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Në mesin e këtyre masave është mbyllja e klubeve të natës, dhe kufizimi i orarit të gastronomisë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme brenda 24 orëve janë shënuar 1765 raste të reja me COVID-19. /A.Zeka/arbresh.info/
Guvernatori i Louisianas shpreh ngushëllime për viktimat në ...
Në Shqipëri shoferët që bëjnë aksidente paguajnë më shumë pë...
Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza...
Suns dhe Lakers pësojnë humbje para tifozëve të tyre
Polonia synon avancimin e procesit të zgjerimit gjatë kryesi...
Mbrëmë nuk u shënua asnjë incident me pasoja fatale, e konfi...